Arben Çokaj

Mos u dorëzo !

Mos u dorëzo !

Kur gjërat shkojnë keq siç ndodh
nganjëherë,
Kur rruga që shkel
duket kodrës përpjetë,
Kur të ardhurat janë të vogla
dhe xhepat bosh,
Ti dëshiron të qeshësh
por duhet të vajtosh,
Kur detyrimet të shtypin poshtë nga pak
Pusho, nëse duhet, por mos u dorëzo.
Mos u tërhiq edhe pse hapi është i ngadaltë
Duhet të ecësh para me një shtysë tjetër
Suksesi është dështim i kthyer përbrenda tij –
Ngjyra e argjendtë e reve të dyshimit,
Dhe kurrë s’mund ta shohësh sa afër je,
Mund të jesh afër edhe pse duket kaq larg;
Kështu pra lufto kur je goditur më rëndë –
Kur gjërat shkojnë më keq sa s’ka
mos u dorëzo, pra!

Don't quit

Moto e jetës! Edhe nobelisti Rudiard Kipling ka një poezi brilante Nëse (If), të kësaj natyre. Jeta na jepet veç një herë dhe për këtë duhet të tregojmë kurajo të madhe, nganjëherë të jashtëzakonshme, për ta përballuar jetën, pra për të jetuar!

Kjo poezi me moral kurajoz, më erdhi me postë në një ditë të vështirë, nga miku im i mirë Shpëtim Alimeta, i cili përballon hallet e jetës si askush tjetër, diku në Londër të Anglisë. Poezia në fjalë, e shkruar mbi qeramikë, më ndihmoi në optimizmin tim, për të mos u dorëzuar edhe kur nuk mundesha më.

Morali fetar, morali shoqëror dhe mbështetja pozitive psikologjike, siç është edhe poezia më sipër, të jep mundësi ta shohësh jetën me ngjyra edhe kur ajo të shkel, edhe kur jeta është bardhë e zi – ti prapë duhet të vazhdosh të jetosh! Ky është mesazhi im për të gjithë ata njerëz që vizitojnë këtë faqe…

Lini një koment

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

%d bloggers like this: