Arben Çokaj

Egoja e madhe, ose adhurimi i vetvetes

Osama Bin LadenReferimi i pakontrolluar i narcistit mund të ketë efekte kërcënuese për shoqërinë. Në zhvillimet e Ego-manisë si sëmundje, dështimi i historisë së vjetër shkon tepër thellë.

Margarete Mitscherlich guxoi të shkonte tepër larg kur u shpreh: “Bin Ladeni është një mjeran publiku, një narcist homoerotik.” Zonja e madhe e psikoanalizës gjermane, diagnostikoi “urrejtjen e narcistit” tek bosi i terrorizmit islamik, në intervistën e tij për “Tageszeitung”. Kjo gjë çon në ndjenja hakmarrëse, të cilat zhvillohet prej komplekseve të inferioritetit. “Ndonëse ai (Bin Ladeni) shfaqet si një njeri i pasur dhe përfaqësues, ai përsëri e ndjen veten si një viktimë”, tha më tej kjo punonjëse shkencore.

Shkrimtari arab Afif Lakhdar shpalosi në “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung” pothuajse të njëjtën gjë: “ne arabët njohim si elitë” një njeri fanatik e narcist, “i cili refuzon të njohë realitetin”.

Edhe historiani american Christopher Lasch e ka përshkruar zhvillimin e shoqërive perëndimore si “koha e narcizmit” (titulli i librit). Elementet bazë të kësaj kulture janë duke u ngritur në kuptimin e imazhit dhe të aspekteve të VIP-ave në jetën politike, private dhe ekonomike.

Gerhard Schröder dhe Lafontaine

Narkissos – quhej kështu ai djalë i bukur grek, i cili ra në dashuri me portretin e tij të pasqyruar në ujë. Prej dashurisë së paarritshme, subjekti i kësaj dashurie të konsumuar u shndërrua më në fund në një lule narcise. Metamorfoza e kohës së sotme është sidoqoftë më pak subjektive dhe e dëmshme. Pajtueshmëria me njëri-tjetrin i karakterizon shkencëtarët sociologë, psikologë dhe politologë në konceptet e shoqërisë momentale si “të penetruar nga narcizmi” – dhe një spektër i gjërë mbulon gjithnjë e më tepër konturet e një vetë-referimi pa frena të drejtuesve politikë dhe ekonomikë nga njëra anë, dhe shkallës sociale drejt një kuazi-keqpërdorimi të konsumatorëve nga transmetimet televizive si në “Big Brother” dhe në TV-të komerciale, nga ana tjetër.

Prof. Peter Winterhoff-Spurk është për të dyja konturet. Ai e quan elitë Ego-maniake “narcizmin aktiv”, ashtu siç nxjerr në dukje edhe pëlqimin e famshëm të vetvetes si “narcizëm pasiv”. Profesori i psikologjisë së Universitetit të Saarbryken, përcaktoi relievin e TV-ve gjermane herë pas here, me ekskursionet e tij profesionale. Ky reliev përcakton një simbiozë të çuditshme të dy poleve të kundërta. Winterhoff-Spurk: “të dyja grupet kanë nevojë, dhe janë shkaktare të njëra-tjetrës.” Kancelari Gerhard Schrëder dhe veterani Zllatko i “Big Brother”, vihen në të njëjtin plan?

Sigmund Freud (Zigmund Frojd), babai i psikoanalizës e konsideronte narcizmin të patrajtueshëm.

NË MËNYRË KOMPAKTE:

– Narcisti e mban veten gjithmonë për më të madhin.

– Në të njëjtën kohë, narcisti konfirmon vetveten në mënyrë konstante me fjalët e të tjerëve.

– Në pozicione drejtuese, Ego-maniaku e humb shumë shpejt mbështetjen nga masa dhe orientimin.

Narcizmi si personalitet karakterstik, tashmë i ka preokupuar për një kohë të gjatë psikologët, veçanërisht psikoanalistët – me vlerësimet e tyre të ndryshme. Zigmund Frojdi, psh. e konsideron narcizmin si një shqetësim të patrajtueshëm të personalitetit. Në ditët e sotme, shkenca i afrohet fenomenit më me qetësi dhe shtrin bërrylin e saj nga sjelljet normale deri tek sëmundjet. Profesori i psikoanalizës dhe menaxhimit Manfred Kets de Vries, consulent i institutit evropian të menaxhimit, bën një diferencim të tre variantëve: narcizmi konstruktiv, deceptiv dhe reaktiv.

Jürgen Möllemann hidhet me parashutë

– Narcizmi konstruktiv konsiderohet shpesh si një personalitet i shëndetshëm dhe i nivelit të lartë. Përgjithësisht, ky ka të bëjë edhe me punonjës në të njëjtën kohë. Ai përmban një masë të madhe vetëbesimi në aftësitë e tij dhe është tepër tolerant e i orientuar pas qëllimit. Kështu, personi punon zakonisht ftohtë dhe në mënyrë arrogante. Gjithashtu, narcizmi konstruktiv kënaqet të vlerësohet nga të tjerët, mundet të vlerësojë aftësitë dhe kufizimet e tij, në të njëjtën kohë. Analizat ekstensive dhe konsultimet u paraprijnë vendimeve. Kjo formë konstruktive e narcizmit bazohet në vetë vlerat e shëndetshme të ndjenjave, një identitet i sigurtë dhe dhe kuptueshmëri e qartë. Është motorri motivues i pjesëmarrjes në aktivitete të jetës publike dhe politike.

Sa më jostabile të jenë vlerat e ndjenjave të narcistit, aq më shumë ka nevojë ai për admirim.

– Narcizmi vetë-deceptiv, ose zhgënjyes, është më pak i hapur në relacionet sociale në krahasim me narcizmin konstruktiv; kjo ndodh më tepër nga motivi, pëlqimi i shkëlqyer si dhe involvim i sinqeritetit. Narcisti deceptiv (zhgënjyes) ndodhet në mes vendimit të pasigurtë dhe shikon për këshillën e bashkëpunëtorëve nga frika e dështimit. Për konfirmimin e vetes, ai ka nevojë të duhet dhe të admirohet nga të tjerët, me të cilët ai operon. Vlerat e ndjenjave të tij janë jostabile.

– Narcizmi reaktiv është forma më e rëndë e shqetësimit narcistik. Shkaktarët e kësaj rrjedhin që nga fëmijëria dhe janë më tepër reagim i prindërve, të cilët kanë qenë mohues dhe të ftohtë nga natyra. Personi i nivelit të lartë të kësaj strukture personaliteti, është një mbikqyrës tepër kërkues, i cili rrethohet si zakonisht nga lajkatarët. Ata injorojnë nevojat e vartësve të tyre, ashtu si edhe të homologëve. Në vendimet e tyre, ata janë të predispozuar të marrin përsipër edhe projekte të rrezikshme e ekstreme, pa një ekzaminim të mjaftueshëm të mundësive. Ata nuk pranojnë gabime, janë të ndjeshëm ndaj kritikave dhe preferojnë t’ia hedhin gabimet e veta të tjerëve.

Analiza përmbledhëse e De Vries, ka vlerën e vet: “Narcistët mendojnë se mund të varen nga vetja, ose nga të tjerët. Ata jepen sikur kanë njohuri të mjaftueshme, por në thellësinë e natyrës së tyre, ata e ndjejnë humbjen dhe shterpësinë. Në mënyrë që të përsosen, narcistët janë të zënë gjithë kohën me këtë gjë, me anën adekuate të saj, pushtetin dhe bukurinë, statusin e tyre, provën e prestigjit dhe superioritetin që kanë.”

Përshkrime të tjera psikoanalitike janë më drastike. Njerëz me personalitete të konsideruara narcistike shfaqin shenja të tilla, që nga iluzioni i Çezarit e deri tek komplekset simultante të inferioritetit dhe nevojat ekstensive për admirimin dhe konfirmimin e të tjerëve. Ata kanë aftësi të vogla projektimi për njerëzit e vet dhe vuajnë tepër për të patur gjënë e tjetrit. Për më tepër, ata janë të dispozuar të vlerësojnë tek njerëzit dhe ngjarjet ose vetëm të mirën, ose vetëm të keqen.

Format e narcizmit të personalitetit arrijnë në këtë mënyrë nga format më të parëndësishme, deri tek zhvillimet psiko-patologjike.

Shkalla është e gjërë për të dashuruarit pas vetes, prej të parëndësishmes deri tek shqetësimet e vështira të sëmundjeve

Winterhoff-Spurk: “narcizmi përfshin të gjitha grupet shoqërore. Nuk ka një numër të caktuar për njësi popullsie, por ka njerëz që vlerësojnë se rreth një për qind e gjithë popullsisë së përgjithshme mund të konsiderohet narciste.”

Jo të gjithë anëtarët e elitës ekonomike, shkencore dhe politike janë iluzionarë apo narcistë reaktivë, dhe si të gjithë të dashuruarit pas vetes, nuk i përkasin vetëm elitës së shoqërisë sonë. “Ai që zgjedhën megjithatë politikën si punë, nën kushtin e shoqërimit mediatik”, spjegon profesori i psikologjisë së Saarbryker, “sjell me vete padyshim një masë të lidhur pas narcizmit.”

Psikoanalisti i shkëlqyer dhe shkencëtari shoqëror Erich Fromm, në veprën e tij “Anatomia e shkatërrimit njerëzor” (DVA, 1974) theksoi: “narcizmi mund të kuptohet edhe si sëmundja e punësimit – ose si kapital i punësimit – veçanërisht tek ata, që pushtetin dhe influencën e tyre e shtrijnë mbi një masë të madhe njerëzish.”

Narcisti ka nevojë për masën, e cila adhuron arritjet e tij, dhe i cili paraqitet për njerëzit në teleizot me “rrezatim” – i cili shfaq simbiozë bindëse kur loja fillon. Studiuesi i efektit mediatik Winterhoff-Spurk vazhdon: “ndërkohë, çdo kryetar partie i di rregullat e medias: Nëse asgjë e rëndësishme nuk ndodh, së paku ti do të shikohesh. Kjo ka së pari një shkëlqim të gjelbër, që vjen duke u rritur me mënyrën se si trajohen veprimet. Atëherë vetëm i paevitueshmi z. Mëllemann hidhet me parashutën e tij dhe vjen…” Politikani në rritje i respekton këto rregulla mediatike të orientuara pas ngjarjes, të cilat i merr nga niveli i gatishmërisë së veprimit në imazhin mediatik.


Nicola Çaushesku - Benitto Musolini - Adolf Hitleri

Narcisti politik bën pothuajse gjithçka,
që të arrijë publikun përmes mas-medias

Famën e yjeve e gëzojnë ata politikanë, të cilët spektatori i vlerëson si: “snobistë, origjinalë dhe pothuajse të përceptueshëm”, është klasifikuar edhe me karakteristikat e përshkruara si: “a është finok”, “a mundi të drejtojë një shfaqje në TV”, “a është tip fitimtari”.

Politikani zë vend të gjërë nganjëherë në media “në imazhin e liderve ka një hyrje kritike”, tregon Winterhoff-Spurk për më tej, “për politikanin, është rezervuar një vend në radhën e parë, gjithçka që ai thotë, peshohet gjithmonë”, dhe narcisti fillon të shkëlqejë.

Por ka mekanizma korrigjimi natyralë të këtyre sistemeve. Media i zhvillon politikanët sidoqoftë: “nëse ata janë të hapur”, thotë drejtori i institutit të kërkimeve psikologjike të Saarlandit mbi median, “në një mbeturinë merr atë që duhet, kur dikush tjetër nuk gjen asgjë, ose lejon hapësirë…” Nganjëherë, karriera e imazhit, dhe faqet e freskëta përdoren këtu – kur rruleta fillon nga fillimi.

Egoizmi i narcistit

Nuk janë gjithmonë politikanët, të cilët lidhen me narcistin pasiv. Ndërmjet psikologëve, historia e zakonshme shfaqet tek një studente, e cila bie kështu në dashuri me një moderator televizioni lokal: “ne nuk jemi takuar kurrë, unë e kam parë atë në televizor. Dy muajt e fundit i anulova të gjitha takimet, pasi të gjithë burrat e tjerë janë fëminorë, në krahasim me atë. Tani nuk më intereson asgjë më shumë.” Fati i mëtejshëm i kësaj zonjushe nuk dihet.

Por jo gjithmonë, ndalim-shikimi mbetet pasiv. Në vitin 2000, rreth 20.000 njerëz nga Talkshou-et familjare Lieschen Mëller dhe Otto Normalverbraucher të TV-ve Gjermane ngritën në sipërfaqe narcizmin, marrëzinë e marrjes së vëmendjes publike, vetëm një herë në jetën e tyre, të qëndrojnë pak minuta në një reklamë televizori. Në format e sëmundjes dhe të ekzagjerimit, ky egoizëm çon në faktin që – siç ndodh në Amerikë e vende të tjera – i riu i diskriminuar nga mësuesi dhe shokët e klasës, merr armën e vret.

Nga krijimi mediatik i një politikani, imazhi përçohet tek spektatori – i treti në lojë. Edhe sjellja e tij i ka rrënjët tek narcizmi: “narcizmi pasiv” e ndan shoqërinë në dy grupe që parcializohen: të mëdhenjtë dhe të famshmit nga njëra anë dhe turma, të paemërit nga ana tjetër. Kjo nuk e çon shqetësimin tek grupi i parë. Nga frika e tyre, që të mos rreshtohen me humbësit, ata idenifikohen me fituesit. Kaq shumë, saqë ata dëshirojnë të shohin edhe personalitete politikanësh dhe instruksione të tjera. Winterhoff-Spurk thotë: “ata dëshirojnë të kenë satelitin e tyre, or njeri, me të cilin mund të identifikohen, që të mos bien në tokën e të humburit.”

Narcisti pasiv mbetet i kapur me besnikëri pas një figure heroi të zgjedhur, materiale ose imagjinare, për aq kohë sa ai premton. Për këto narcistë, nëse projeksioni thyhet, krenaria e mëparshme ndryshon në pakënaqësi deri në urrejtje – mbi gjithçka, nëse subjekti i admirimit bën diçka, që i kujton narcisit humbjen e kuptimit të tij.

Për këto lloj narcistësh, një sulm i tillë shtrihen për të gjithë shoqërinë, mendon Winterhoff-Spurk. “Këtë mund ta gjejmë ndër ne, jo shumë larg: Kushdo mund ta konsiderojë socializmin nacional – që lidhet me kohën e sotme – vetëm si një sistem iluzioni kolektiv. Ndjenjat bazë të jetës historike-ekonomike të gjermanëve, ishin qartazi kaq të shkatërruara, të cilat u transmetuan nga personaliteti, që shfaqi Hitleri vetë.”

Ndërsa në botën arabe, në ditët e sotme vërehet një ngjashmëri latente në mentalitetin e viktimës dhe potenciali vrasës është aktual e unshtron forcë e terror, siç e diagnostikon shkrimtari arab Afif Lakhdar, gjë që profesori i Saarbryker nuk dëshiron ta përjashtojë.

Një shembull të sigurtë nga Gjermania, sidoqoftë, Winterhoff-Spurk e ka gati: “Oskar Lafontaine provoi ndjenja të thella narcizmi në një sulm në ndarjen e pushtetit. Ai ndoshta mendoi: Kush bëhet nën mua kancelar, nuk ka rëndësi, por ai zbuloi tek Shrëder një narcist më të mirë”.

— nga Michael Zick, www.wisenschaft.de

Narcisti dhe admiruesi i tij janë dy anët e kundërta të një medaljeje

Edhe në jetën politike e shoqërore shqiptare, ndeshim fenomene të tilla, të një narcizmi të shfrenuar. Shqiptarët, të mësuar në rolin e një narcisti pasiv, e të pabindur në ndërgjegje, nga klasa politike komuniste e gjysmëshekullit të kaluar, kanë krijuar megjithatë një subkulturë, që mund të karakterizohet nga spjegimet e artikullit në fjalë.

Viti 1997 p.sh., krijoi shumë humbës, dhe mbështetësit narcistikë të ish-presidentit Berisha, krijuan deri urrejtje për idolin e tyre, i cili me rënien nga posti, solli një humbje jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për admiruesit e tij. Të shpresojmë, që ky efekt psikologjik i këtyre “humbësve” të rikuperohet me kalimin e kohës. Marrja e pushtetit me armë nga socialistët më 1997, nxorri veç tjerash edhe atë tipar të narcizmit reaktiv të tyre, të cilët vuajnë t’i mbushin mendjen njerëzve se janë të pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër, tiparet që vihen re në oratorinë e liderit të majtë, Nano, e bëjnë atë një politikan tipik narcistik, i cili ndërmerr shpeshherë iniciativa, të cilat duken qartë se nuk mundet t’i zbatojë. Fjalori politik i tij, është i mbushur plot fjalë të huaja – një shprehje e dukshme kjo, e tendencës narciste të paraqitjes së vetes si politikani më i madh.

Sqarime nën foto:

Foto 1. Nunin e terrorizmit islamik, Osama bin Laden, e ndjek një narcizëm ekstrem: vetësiguria, vetëndërgjegjia dhe skrupoloziteti në penetrimin e qëllimeve të tij.

Foto 2. Kush i hyn karrierës politike, një pjesë të saj ia sjell edhe narcizmi në zhvillimet e tij. Dueti Schrëder/Lafontaine kontrollojnë një masë të tërë përtej rregullave.

Foto 3. Imazhi është gjithçka: Në raste mundësish, aktivitetet e VIP-ave shfaqen më të rëndësishme se vetë qëllimi i tyre – Zbavitësi i FDP Jërgen Mëllemann me parashutë.

Foto 4. Diktatori i vrarë romun Nicola Çaushesku kishte nevojë për publikun që të vetëformohej, ashtu si edhe lideri fashist italian Benito Mussolini, apo nazisti austriak Adolf Hitler si lider i Gjermanisë.

Artikulli është marrë nga nr. 3 i revistës gjermane “Shkenca”.

Përgatitur në shqip nga Arben Çokajshtator 2002

Dërguar për TemA, Tiranë

Lini një koment

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *

%d bloggers like this: