Arben Çokaj

Publikime

Dhjetor ’90 – një ngjarje historike

Jam i nderuar që në Dhjetor ’90, isha në mesin e atyre studentëve idealistë, që dhanë një kontribut të madh në përpjekjen e tyre për të sjellë një sistem demokratik në Shqipëri. Unë isha mes atyre të shumtëve, që nuk i shërbenin e as i shërbejnë ndonjë konjukture të caktuar, por që i shërbejnë të mirës së përgjithëshme.

Shqipëria kishte nevojë për demokraci, përkundër një diktature të marrë, dhe një orientim Evrtopian, pa konsekuencë! Se duket sikur në këto vite e kemi humbur disi rrugën nga ndërhyrjet e jashtme dhe mosmarrëveshjet e brendëshme, që po na pengojnë në rrugën tonë …

Iftaromania e politikës shqiptare…

Arben Çokaj

Ka kohë që kam dashur ta shkruaj një shkrim me këtë titull, duke parë shkretimin në e të politikanëve shqiptarë, të atyre që thyen qafën e të këtyre tani, që hynë me turr në politikën shqiptare e në drejtimin e qeverisë.

Për çfarë po i shërben islami shoqërisë sonë? Po feja në përgjithësi? Pse duhet të shkretojmë në fe, e aq më tepër në islam? A mos kujton Edi Rama se dotë rrijë më gjatë në pushtet, se shtron iftar me paratë e taksapaguesve shqiptarë? Do të ikë edhe ai, pas 4-8 ose 12 vjetësh, si iku paraardhësi …

Islami dhe shqiptarët

Botuar në:
Gazeta Express, dt. 27.07.2014
Shqipëria Etnike, nr. 155
Gazeta Dita, dt. 14.08.2014

Psikanalisti i famshëm Karl Jung e krahason Hitlerin me Muhamedin a.s.

Nga Arben Çokaj, Frankfurt am Main

Në një kohë të hershme, kur njohuritë e njeriut për tokën dhe universin ishin tepër të vogla dhe kur njeriu i lashtë habitej me dukuritë natyrore apo prejardhjen e vet, pyetja shpesh bëhej, nga e ka prejardhjen njeriu? Nga vjen, kush e krijoi? Dhe duke mos qenë i aftë njeriu i atëhershëm të gjente një përgjigje të agumentuar, ai gjeti mënyrën më të mire për …

Rozafa – gruaja e murosur ( video )

— nga Arben Çokaj

– ese –

Rozafa është zanafilla e një qyteti të lashtë e legjendar. Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. Rozafa ishte aty, para se Krishti të lindte, ajo është aty edhe sot.

Për ata që e njohin legjendën e Rozafës, e kanë të qartë se në muret e saj prehet një trup i gjallë nëne.

Gruaja ‘Rozafë’ lutet që t’ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël. Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i

Armët kimike siriane dhe Centrali bërthamor pranë Bunës

Arben Çokaj

Në një moment të caktuar, miqtë e tij serbë me ndërmjetës Fazlliçin, ia mbushën mendjen ish-kryeministrit Berisha për të ndërtuar mbi lumin Buna një central bërthamor, i cili do të prodhonte energji sa të gjithë hidrocentralet e kaskadës së Drinit bashkë. Dhe ai pranoi e hyri në negociata me Kroacinë për këtë projekt.

Për ta bërë të nevojshëm këtë central kaq efektiv, por edhe më të rrezikshëm se armët kimike siriane, ai duket se urdhëroi “prishjen e hidrocentraleve të kohës së Enverit” – nënkuptonte gazeta gjermane Bild në atë kohë dhe për këtë shërbente edhe Sahit Dollapi me …

Shuplaka që erdhi nga Shkodra

Shkodra zgjodhi demokracinë, përkundër bojkotit apo ‘bastionit’ të PD-së

Arben Çokaj, 28.06.2013

PS e LSI nuk e prisnin një pjesëmarrje dhe rezultat të tillë në këto zgjedhje, dhe për më tepër një votim plebeshitar për koalicionin e majtë në shkallë vendi. Por fitorja në Shkodër ishte edhe më e pabesueshme. Ajo erdhi si një shuplakë e fortë kundrejt PD-së dhe kryesisht kundër znj. Topalli. Shkodra tregoi qartë se znj. Topalli nuk e meriton më të përfaqësojë Shkodrën në emër të PD-së, pasi ajo ka abuzuar me shkodranët, me besimin dhe votën e tyre. Njëkohësisht doli qartë se Shkodra nuk …

Sheikja e Shkodrës

Arben Çokaj

Përse i duhet pushteti Jozefinës?

Arben Çokaj, 18.06.2013 (botuar në gazetën Dita me 25.06.2013)

Ndryshe nga Pjetër Arbnori, i cili vuajti realisht gati 3 dekada burg politik dhe pas ardhjes së demokracisë, ai u bë një Kryetar i moderuar Kuvendi, i cili e ruajti një ekuilibër qoftë në marrëdhënie me opozitën, por edhe me ushtrimin e pushtetit të tij, Jozefina Topalli nuk ngopet lehtë. Znj. Topalli u fut në politikë në vitin 1996, ku u bë edhe deputete dhe në vitin 1997, ajo u zgjodh nga Berisha si nënkryetare e PD-së. Në 2005-n, me ardhjen në pushtet …

Çfarë e trembi Berishën në Shkodër?

Shkodra e përmbytur, Shkodra e përmbysjes!

Nga Shkodra Arben Çokaj, 17 Maj 2013

Shkrimi në gazetën DITA

Sa bazë kanë zërat që Shkodra e përmbytur do përmbysë për të herë të parë në 23 vjet raportet PS-PD? Çfarë informacionesh i erdhën Berishës që goditi kaq hapur Topallin dhe cila është arsyeja e fshehtë që e shtyu të ndërronte tërësisht listën e saj të deputetëve.

Çfarë thuhet ditët e fundit në qytetin e madh verior për Topallin. Cilët janë 7 emrat e PD-së që vijnë pas saj në listë. Pse Berisha i ka vënë pas njerëz që kanë me të

Kryeministri lypsar shqiptar

Nga një ekonomi e centralizuar dhe e mbështetur në forcat e veta, Shqipëria ka kaluar tashmë në një ekonomi të lirë, të hallakatur dhe të paorganizuar, lypsare dhe të mbytur në borxhe, ku sektorët strategjikë dhe fitimprurës të ekonomisë si ALBtelecom apo ALBPetrol shiten ose jepen me koncension për të huajt, ndërsa produktet e vendit, ose shiten bruto si nafta, të papërpunuara, ose mbesin stok e nuk shiten fare, si produktet bujqësore. Të krijohet ideja se ekonomia shqiptare funksionon më shumë si fitim për politikanët dhe për të huajt, sesa për biznesin apo qytetarët shqiptarë.

Nga ARBEN ÇOKAJ, 13.04.2013

PD është kthyer në parti bolshevike, Berisha largohu!

Intervistë e personalizuar me ish-aktivistin e PD-së dhe ish zv. kryetarin e Unionit Studentor, Arben Çokaj

Bisedoi Redan Bushati*), mars-prill 2013

Jozefina bën si të dojë me Shkodrën dhe shkodranët

Redan Bushati“Në Shkodër duhet të jesh me klanin ‘Topalli’, që të mund të jetosh normalisht”, shprehet Arben Çokaj, studenti i dhjetorit ‘90-të, tashmë i dëmtuar nga një aksident automobilistik, që i ka ndodhur në Danimarkë më 8 mars 1999. I diplomuar për fizikë e informatikë dhe me pasaportë daneze, që prej vitit 2001, ai është larguar nga Shqipëria në 1993-n dhe ka punuar disa vjet si mësues informatike në Kopenhagë.