Arben Çokaj

“Unioni” në hapat e parë

Vula e Unionit Studentor
Vula e thatë metalike – që u përdor për të prodhuar vulën e Unionit Studentor

Meraku për të pasur një organizatë të pavarur, një organizim të ligjshëm studentor, larg çdo force e tendence politike, larg çdo ndikimi partiak, i ka ngacmuar studentët gjithnjë, në këtë periudhë demokracie.

Përpjekje për këtë u bënë që në fillimin e demokracisë dhe rezultatet ishin fillimisht mjaft të kënaqshme e premtuese.

Këta të rinj anemikë ruanin në zemër pasionet e pashuara, ruanin atë energji të pashtershme, që u mjaftoi të përmbysnin edhe një sistem të demoduar.

Shpresa e madhe e rilindur bëri që studentët të

Ludvig Holberg (1684-1754)

HISTORITË E HERONJVE I (1864)

Ludvig HolbergBaroni Ludvig Holberg kujtohet për veprat e tij komike e teatrore, por edhe si historian dhe filozof iluminist. Është shkrimtar danez i lindur në Norvegji. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Kopenhagë më 1702 punon si mësues në Norvegji. Më 1706-08 qëndroi në Angli, ku inspirohet nga kritikat pa paragjykime të filozofëve iluministë britanikë dhe fillon studimet në histori, të cilat çuan në “Hyrjen e historisë së perandorive evropiane” (1711-13). Më 1714 fillon punë pa pagesë si profesor në universitetin e Kopenhagës, më 1717 profesor i zakonshëm në metafizikë, më 1720 në oratorinë latine

Gjergj Kastrioti — SKËNDERBEU

Ludvig Holberg (1684-1754)

Përshtati dhe përktheu në shqip nga një danishte e vjetër gotike Arben Çokaj.
Shqipja e Skënderbeut
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu - portret i kohës
Dikur, para pushtimit të Konstandinopolit dhe rënies së principatave lindore, qeveriste në Epir një prijës me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katër djem. Më i riu i tyre quhej Gjergj, heroi, jetën e të cilit do të përshkruaj këtu. Për lindjen e tij thuhet se kanë ngjarë shumë gjëra të çuditshme, nga ku mund të profetizohet emri i madh, që ai me arritjet e tij do i jepte vetes; thuhet gjithashtu se ai lindi me një shenjë në krah që i

Diamanti i Janinës – Ali Pasha 1741-1822

Pjesë të shkëputura nga libri i Uilliam Plomer, i cili është përkthyer plotësisht në shqip dhe pritet që të botohet… 🙂

KOPERTINA E PARË

Ali Pasha i Janinës – hajdut, gënjeshtar, plaçkitës, dallaverexhi, sadist, sensual, terrorist, mashtrues tregu, vrasës në masë dhe milioner – është sot një figurë bashkëkohore tepër serioze. Aliu, i cili është quajtur ‘Bonoparti Mohamedan’ dhe ‘përbindëshi më romantik në histori’, ishte një ndër më pak të njohurit, por figura më sensacionale e periudhës romantike. Një njeri mjaft tërheqës, me humor sarkastik e kurajo heroike, u bë diktator i pjesës më të madhe të Evropës turke dhe

Korrespondenca e Çarls Darvinit

— nga Frederick Burkhardt, TLSNë janar të vitit 1863, Çarls Darvini (Charles Darwin) i shkroi një letër mikut të tij të ngushtë Xhozef Huker (Joseph Hooker) ku thoshte se “shtëpia ime e ngrohtë do fillojë të ndërtohet pas një jave dhe unë jam duke pritur me shumë dëshirë katalogjet, që të shikoj se çfarë bimësh duhet të marr”. Sapo shtëpia serrë u ndërtua, ai nxitoi që ta mbushte atë “sikur të ishte një nxënës shkolle”. Entuziazmi i Darvinit ndahej në atë kohë me mijëra viktorianë të tjerë të klasës së mesme; i gjithë vendi dukej sikur ishte pushtuar

Egoja e madhe, ose adhurimi i vetvetes

Osama Bin LadenReferimi i pakontrolluar i narcistit mund të ketë efekte kërcënuese për shoqërinë. Në zhvillimet e Ego-manisë si sëmundje, dështimi i historisë së vjetër shkon tepër thellë.

Margarete Mitscherlich guxoi të shkonte tepër larg kur u shpreh: “Bin Ladeni është një mjeran publiku, një narcist homoerotik.” Zonja e madhe e psikoanalizës gjermane, diagnostikoi “urrejtjen e narcistit” tek bosi i terrorizmit islamik, në intervistën e tij për “Tageszeitung”. Kjo gjë çon në ndjenja hakmarrëse, të cilat zhvillohet prej komplekseve të inferioritetit. “Ndonëse ai (Bin Ladeni) shfaqet si një njeri i pasur dhe përfaqësues, ai përsëri e ndjen veten si një viktimë”, tha

Mos u dorëzo !

Mos u dorëzo !

Kur gjërat shkojnë keq siç ndodh
nganjëherë,
Kur rruga që shkel
duket kodrës përpjetë,
Kur të ardhurat janë të vogla
dhe xhepat bosh,
Ti dëshiron të qeshësh
por duhet të vajtosh,
Kur detyrimet të shtypin poshtë nga pak
Pusho, nëse duhet, por mos u dorëzo.
Mos u tërhiq edhe pse hapi është i ngadaltë
Duhet të ecësh para me një shtysë tjetër
Suksesi është dështim i kthyer përbrenda tij –
Ngjyra e argjendtë e reve të dyshimit,
Dhe kurrë s’mund ta shohësh sa afër je,
Mund të jesh afër edhe pse duket kaq larg;
Kështu

Kopenhagë, do të thotë fatkeqësi

– ese –
[ På dansk ]  

»Kanalet e Kopenhagës janë të mbushura me skelete të rinjsh premtues islandezë, që nuk mundën t’i përshtateshin jetës së një qyteti të madh.« Komiku dhe shkrimtari islandez, Hallgrimur Helgason, do të shkruajë për Islandën gjatë kësaj vere.

— nga HALLGRIMUR HELGASON *)

ISLANDA u rendit e fundit në festivalin Evropian të këngës »Grand Prix«. Kështu që ne nuk do të marrim pjesë në këtë festival për vitin e ardhshëm. Por, në të vërtetë, nuk pritej ndogjë tjetër, përderisa festivali kësaj here u zhvillua në Kopenhagë. Islanda u krijua nga Norvegjia. Artin e

HEKERRUP: ZGJEDHJE NË KOSOVË

Hans Hækkerup, ish-administrator i Kosovës

“Zgjedhjet janë një premisë sigurie për rajonin!”
– deklaron autoriteti më i lartë i OKB-së në Kosovë.

— nga Jens Holsøe – ‘Politiken’, Prishtinë.

Këtë vit do të mbahen zgjedhjet për një parlament dhe një president ose këshill presidencial në Kosovë, deklaron autoriteti më i lartë i OKB-së në Kosovë, dhe realisht – zëvëndës mbreti i provincës.
Shumë vetë kanë deklaruar se duhet të ketë siguri në Kosovë, para se të mbahen zgjedhjet, ndërkohë që Haekkerup (shq. Hekerrup) ka mendim të kundërt, të cilin ai e shprehu në një bisedë me gazeten daneze ‘Politiken’ nga zyra e tij në Prishtinë,

MI6 – AGJENTË NËN “FLAMUR FALLSO”

— nga Nis Olsen, Londër

“Shërbimi sekret britanik MI6 i pajis agjentët e vet me dokumenta nga vendet e vogla” – tregon një ish-agjent i shërbimit anglez në librin e tij të botuar në Rusi. Ai flet gjithashtu se britanikët spiunojnë edhe kundër Francës e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të perënimit, dhe përdorin mediat e ndryshme, e organizata si OKB-ja e OSBE-ja, si mbulese për agjentet e tyre.

Mashtrime apo fakte

Shërbimi sekret britanik MI6 është një nga më të mbyllurit në botë. Këtu punoi 39-vjeçari Riçard Tomlinson që nga 1991-shi deri më 1995, ku u caktua me