Arben Çokaj

Arben Çokaj

Arben Çokaj
Goldbergweg 62
D-60599 Frankfurt am Main
Germany

Donate with PayPal

Cell-AL: +355 69 2688 902
Cell-DE: +49 1522 598 598 0
E-mail: acokaj@shkoder.net
————————————————
Shiko: WikiPedia :: Përkthime: AlbaGlobal
Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash


Lexo gjithashtu:
MOS U DORËZO !
Dhjetor ’90 – një ngjarje historike !

Lindur në Grudë-Fushë, Gruemirë, Shkodër më 29.01.1970. Kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë në vitin 1993. Jam marrë me veprimtari shoqërore, politike dhe gazetari. Zakonisht shkruaj poezi, prozë dhe artikuj, si dhe merrem me përkthime, kur kam kohë të lirë… 🙂

Bëj gjithashtu edhe webdizajn të webfaqeve të ndryshme, personale dhe biznesi. Jam marrë edhe me përkthime programesh dhe aplikacionesh në shqip si: WinRAR, Total Commander, WordPress, phpMyAdmin, etj.

Kam punuar disa vjet në Kopenhagë, Danimarkë si mësues informatike, kryesisht në WebDizajn. Që prej vitit 2001 jetoj në Gjermani – Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2004, ku jetoj shumicën e kohës…Kam botuar librin Dizajni Grafik në bashkëpunim me pedagogun e gazetarisë Dr. Rrapo Zguri.

Libri përdoret në dy lëndë për studentët e gazetarisë dhe të komunikimit në Universitetin e Tiranës, por mund të përdoret edhe nga njerëz të tjerë, që kanë dëshirë të merren me dizajnin grafik. Kam botuar edhe librin ECDL 2013, i cili merret me njohuruitë bazë në kompjuter. Libri është rekomanduar për studentët e nivelit master në Universitetin e Prishtinës, nga pedgogu Kadri Sylejmani.


Shtëpia ime në Shqipëri, për Krishtlindje…

Pronar dhe mirëmbajtës i webfaqeve:

– webfaqja më standarde e Shkodrës në internet, si dhe webfaqe të tjera si:

– suplement me artikuj të përditshëm nga Shkoder.net…

– BMC Computer – programe dhe libra mbi kompjuterin në shqip, shërbim interneti, etj.

– webmaster i webfaqes për poetin e talentuar malësor & mikun tim Gjekë Marinaj.
( Kjo faqe është pronë e Dr. Gjekë Marinaj, por është krijuar dhe mirëmbahet nga unë. )

dhe ueb faqe të tjera, personale e biznesi

Në këtë webfaqe zyrtare të internetit, paraqitet një pjesë e punës sime…


Lokalizimi në hartën Google


5 vetë kanë menduar për “Arben Çokaj

  1. Gjin Musa

    I nderuari Arben!
    E pashe me shume kujdes kete faqe, te pergezoj per punen dhe kontributin qe jep. Libri i juaj “DIZAJNI GRAFIK” flet qarte per profesionalizmin tuaj.
    Uroj dhe dishroj qe kjo faqe te pasurohet me informacione te reja, ashtu siç freskoni çdo dite rubrikën “Fjala e Lire”.

    Urimet ma sinqerta Arben.

    Flm. Gjin – të uroj edhe unë sukseset më të mira! /AÇ

  2. Agim Shkodra

    Pershendtje per botimin e artikullit mbi Luigj Gurakuqin.
    Deshiroja te beja nje pyetje:
    Kush jane vellezrit Dani, qe permenden ne listen e dukumentave te dorezuar nga Gjon Kamsi.
    Me respekt Agim Shkodra

  3. Mark Preçi

    Përshëndetje Zotni Arben!
    Ju lumtë dhe ju falenderoj për “Fjala e Lirë”, që ju administroni. Po me duket vërtetë një “panoraë” e bukur ideshë dhe hapësirë për intelektualë, që dëshirojnë të përcjellin opinionin e tyre rreth problemeve që ka sot shoqëria jonë.
    Shumë respekt!

  4. Shefqet Dibrani

    I dashur Arben,
    jo pak kam thënë se të njohë, por me këtë platformë elektronike të njoha edhe ma mirë, madje edhe në atë pjesën ku më flenë zemra më rehat siç janë: “Proza dhe Poezia”, andaj ty mik shumë urime, pa harruar të nis edhe një urim për Dashamirin. Me këtë rast, jo vetëm u përgëzoj por edhe ju admirojë për vullnetin dhe përkushtimin e madh që keni për ta përparuar Shqipërinë. Ju lumtë!
    Shefqet Dibranishkrimtar
    St. Gallen – Zvicër

    Shënim: Shefqet, faleminderit shumë për fjalët e mira. Edhe ti e ke parë vetë, se vendet tona duan shumë punë për të përparuar, për t’u bërë, por ne përpiqemi me aq sa mundemi, modestisht, të bëjmë gjithnjë mirë, e jo keq për vendin e popullin tonë, ashtu si edhe ti! /AÇ

Lini një koment

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e kërkuara shënohen me *